Fokus

Kaq lokale u zunë duke punuar veç të hënën

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 24 March 2020

Qeveria mori vendim që të kufizohet puna e lokaleve të llojit të hoteleve, restoranteve apo kafeneve.

Kjo në mënyrë që të mos u shëbrehet qytetarëve e të parandalohet përhapja e Koronavirusit të ri, shkruan gazeta inFokus.

Por, ky vendim shpesh po tentohet të mos respektohet e të punohet në të zezën.

-Advertisement-

E veç të hënën, në rajonin e Prishtinës, policia zuri 6 raste.

Tre prej tyre në Fushë Kosovë e tre në Podujevë, shkruan gazeta inFokus.

Në qytetin e Gjilanit nuk pati asnjë rast të raportuar.

Po ashtu as në rajonin e Ferizajt.

E në Prizren ishte një rast, ku u zu nga Policia duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Ndërsa, në Pejë, ishin dy raste të tilla, shkruan gazeta inFokus.

E në rajonin e Gjakovës, ishin plotë pesë raste, tre prej të cilave në Malishevë.

Dy raste të tjera u zunë nga Policia në Mitrovicën e Jugut, ndërsa asnjë në atë të veriut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera