Fokus

Kadri Veseli përkujton 11 shtatorin, ” terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin”

Autori: Halil Berisha 10:46 | 11 September 2019

18 vite më parë, më 11 shtator të vitit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhi një sulm i tmerrshëm terrorist ndaj dy të ashtuquajturave “Kullat Binjake” dhe Pentagonit.

Këtë sulm, përsipër e mori organizata terroriste al-Qaeda me në krye terroristin Osama Bin Laden.

E tash, po në këtë ditë, 18 vite pas, Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe shef i PDK-së, duke përkujtuar këtë ngjarje thotë që sulmet terroriste në SHBA, ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit.

-Advertisement-

“Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore. Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit.

Kështu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Veseli përkujton edhe tre shqiptarë që vdiqën aty.

“Së bashku me rreth 3000 viktimat e pafajshme të mbi 70 kombësive të ndryshme, sot i kujtojmë edhe tre bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë: Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn. Vdekja e tyre tregon se ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race.

Kësisoj, Veseli thotë që Kosova është rreshtuar bashkë me SHBA-në në luftë ndaj  terrorizmit.

“Kosova është rreshtuar bashkë me popujt e lirë, me SHBA-në në krye, në koalicionin global për ta luftuar terrorizmin. Kurse, brenda e jashtë vendit, promovon me shumë përkushtim liritë universale që parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera