Jasharaj: Jemi për vlerësimin e punës së mësimdhënësve, por testim me shkrim nuk do të ketë

Autori: Elvira Haxhiu
14:41 | 04 March 2023
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kjo sindikatë ka insistuar vazhdimisht që vlerësimi i mësimdhënësve të bëhet, shkruan Gazeta Infokus.
Në një prononcim për Infokus, Jasharaj ka thënë se ky vlerësim duhet të bëhet përmes inspektorëve profesional të cilët do të vëzhgojnë nga afër punën e mësimdhënësve.
“SBASHK-u ka insistuar vazhdimisht që të bëhet vlerësimi i punës së mësimdhënësve përmes inspektorëve profesional të cilët do t’i vizitojnë në klasë do të shohin punën e tyre dhe nga afër, do të bashkëbisedojnë në mënyrë që lëshimet eventuale që i kanë në punë gjatë procesit mësimor ata t’i tejkalojnë në bazë të këshillave që ju japin inspektorët profesionalë të arsimit”, ka thënë Jasharaj.
Mirëpo, i pari i SBASHK-ut ka thënë se test me shkrim të mësimdhënësve në Kosovë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë.
“Pra jemi për vlerësimin e punës së mësimdhënësve, por e kemi thënë dhe mbetemi në qëndrimin test me shkrim të mësimdhënësve të Kosovës nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë”, tha ai për Gazetën Infokus.
Gjithashtu, ai ka thënë se Ministria e Arsimit ta shtojë numrin e inspektorëve të arsimit në mënyrë që ata të jenë më të pranishëm nëpër klasa dhe ta shohin nga afër punën e mësimdhënësve./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...