Fokus

Ja sa hotele me 5 yje i ka Kosova

Autori: Anita Krasniqi 09:31 | 14 February 2019

Hotel “Swiss Daimond”, “Dukagjini” dhe “Garden” janë hotelet e vetme në Kosovë që kanë 5 yje.

Prej 198 hoteleve që gjenden në territorin e Kosovës, vetëm tri hotele janë vlerësuar me notën maksimale, pesë yje, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu dëshmojnë të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

-Advertisement-

Sipas këtij institucioni pesë hotele në Kosovë janë të kategorizuara me katër yje.

“Hotel ‘Sirius’, ‘Amazona’, ‘Gorenje’ , ‘OK’, ‘Afa’, janë hotelet me 4 yje”, thuhet në përgjigjen e MTI-së për Gazetën inFokus.

Në bazë të udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe zhvillimin e sistemit të vlerësimit të akomodikmit, thuhet se hotelet klasifikohen në bazë të mënyrës së ofrimit të shërbimeve.

“Klasifikimi i objekteve hoteliere bëhet sipas llojeve dhe mënyrës së ofrimit të shërbimeve ndërsa procedura e kategorizimit me yje të objekteve hoteliere, vlerësohet varësisht nga infrastruktura, pajisjet dhe niveli i shërbimeve hoteliere”.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tërë territorin janë të regjistruar 465 struktura akomoduese aktive në Kosovë, prej tyre janë 198 hotele, pjesa më e madhe e të cilëve gjendet në Rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2018 (TM3 2018) pjesë e anketës ishin 198 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj”, thuhet në raportin e ASK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera