Fokus

“I panjohuri” që njeh mirë OVL-UÇK-në, si po i furnizon me dosje sekrete?

Autori: Halil Berisha 15:04 | 17 September 2020

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së zyrat e tyre i ka në mes të Prishtinës.

Madje, goxha afër edhe stacionit qendror të Policisë në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.

Në objektin afër komunës së vjetër të Prishtinës, OVL e UÇK-së, zyrat i ka në katin e katërt, derisa më poshtë tyre i ka Shoqata e Invalidëve të Luftës.

-Advertisement-

Por për dallim prej kësaj tek hyrja e OVL-UÇK-së nuk ka logo e as shenjë dhe duket sikur banesë private, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, si duket kjo nuk po është problem për “të panjohurin”.

Së pari më 7 shtator e së dyti 9 ditë pas, më 16 shtator.

Tash i emëruar si “rrufeja”, këta po dorëzojnë pako me dokumente sekrete që janë me logo të Task Forcës Speciale të Hetimit, personeli i së cilës prej vitit 2016 është në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

E edhe më e çuditshme se hera e parë është e dyta, shkruan Gazeta Infokus.

Një ditë para se të dorëzohet pako e dytë me dokumente sekrete, vet krerët e OVL-UÇK-së thanë që po përcillen e ndoshta edhe përgjohen nga dikush.

Madje publikuan edhe një fotografi të shkrepur si në shpejtësi të një veture që pretenduan që po përcillen.

Pavarësisht kësaj e pretendimit që mund të jenë duke u përcjellur të nesërmen “i panjohuri” u dorëzoj pakon e dytë. Tash në mes të ditës, e në të njëjtin vend.

Krerët nga OVL e UÇK-së thanë që personi nuk ishte i njëjti, pasi ishte më i gjatë e më i zhvilluar, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, si herën e parë, ashtu edhe herën e dytë, këta dy persona që si duket edhe punojnë bashkë u dhanë një premtim.

Që dosje do t’u sjellin prapë.

E të dy herët posa dosjet po u dorëzohen organizatës së veteranëve, shpejtë po shkojnë hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’ua marrë ato.

Kjo gjithmonë pas konferencës së organizuar nga OVL e UÇK-së ku prezantohen dosjet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera