Fokus

“Haxhi Pishmani” bën kryeministër Avdullah Hotin

Autori: Halil Berisha 13:42 | 03 June 2020

Kosova u bë me Qeveri e Kryeministër të ri.

Postin e shefit të ekzekutivit, Hoti e morri me 61 vota, shkruan gazeta inFokus.

Kjo me votat minimale, me të cilat mund të bëhet dikush Kryeministër në Kosovë.

-Advertisement-

Por, si duket vendimtar për Qeverinë e re të udhëhequr nga Hoti ishte deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala.

I njëjti, ditë më parë kishte thënë që nuk do ta votoj këtë Qeveri, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, sikurse përmendet në fjalë popullore, “Haxhi Pishmani”, edhe Haxhi Shala i ra pishman për këtë gjë.

Kjo pas vizitës që ia bën në familje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

“Para dy dite kam deklaruar që nuk do ta votoj për arsye të monopolizimit të partisë NISMA nga dy persona, por mbrëmë me vizitën që kanë pasur në familjën time, të Presidentit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërrova mendje”, ka thënë Shala./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera