Fokus

Google “bombardohet” nga kërkimet e Anglezëve për Kosovën

Autori: Halil Berisha 14:30 | 10 September 2019

Anglia u konsiderua nga të gjithë si top favoriti i grupit A në kualifikimet e kampionatit evropian.

Por, përfaqësuesës së Anglisë po i del një problem goxha i madh ta mbaj primatin.

Aty, në grupin A, tani për tani, prinë ekipi i ri i Kosovës, gjë që ishte befasi për të gjithë.

-Advertisement-

Bile Kosova për dy vite, nga 15 lojë të zhvilluara ka 10 fitore e 5 barazime e asnjë humbje të vetme, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, këtë të martë, në ora 20 e 45 do të zhvillohet ndeshja në mes të vendit të parë Kosovës e vendit të dytë Anglisë.

Kjo do të luhet në Southampton, shkruan gazeta inFokus.

Ndersa britanikët duke e parë këtë befasi kanë filluar të kërkojnë në të madhe në Google, se kush është Kosova.

Madje, shihet se në 90-ditëshin e fundit, kërkimet kanë kulmuar që nga 5 shtatori.

Kështu me datë 7 shtator, tre ditë para lojës mes Kosovës e Anglisë, kërkimet e britanikëve në Google për Kosovën arritën kulmin, në vlerën 100 që është më e madhja e mundshme, shkruan gazeta inFokus.

Kërkimet erdhën nga kryeqyteti i Anglisë, Londra.

Ndërsa, kërkimet më të shpehsta ishin, “England Kosovo”, “Kosovo football”, “Kosovo vs England”, “England v Kosovo” dhe “Bulgaria Kosovo”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera