Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 20 November 2018

Përfaqësuesja e Kosovës sot (e martë) zhvillon ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën D në Ligën e Kombeve.

Dardanët’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ zhvillojnë ndeshje të rëndësishme ndaj Azerbajxhanit, me të cilën skuadër do të diskutojnë vendin e parë në grupin 3.

Kosova pas pesë ndeshjeve renditet në vendin e parë në grup,me dy pikë më shumë se kundërshtari i sotëm, Kombëtarja e Azerbajxhanit.

Për këtë ndeshje, trajneri Bernard Challandes ka planifikuar pak ndryshime për dallim nga ekipi startues në fitoren 0-5 ndaj Maltës,.

-Advertisement-

Sipas faqes ‘Kosovan Football’ e cila vepron në Twitter dhe me seriozitet trajton lajmet rreth Përfaqësueses së Kosovës ka publikuar formacionin e mundshëm të ‘Dardanëve’ për ndeshjen e sotme.

Ajo që bie në sy është Arijanet Muriqi, i cili pritet të startojë nga minuta e parë, duke e lënë në bankinë kapitenin Samir Ujkani.

Dy lojtarët tjerë që do të lihen në bankinë e që ishin startues ndaj Maltës, janë edhe Fidan Aliti dhe Arbër Zeneli.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muriqi; Vojvoda, Rrahmani, M. Kryeziu, Kololli; Shala, Kryeziu; Berisha; Rashica, Avdijaj; Nuhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera