Sport

Dy klube kanë shprehur interesim për Mario Mitajn

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 16 June 2024

Mario Mitaj ishte njëri prej zbulimeve të përzgjedhësit Sylvinho në krye të Shqipërisë.

Mbrojtësi i majtë i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij, teksa është bërë titullar i padiskutueshëm në formacionin e “Kuqezinjve”.

20-vjeçari është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, aty ku hapësirat për të kanë qenë të limituara.

-Advertisement-

Lojtari po përgatitet për një aventurë të re në afatin kalimtar veror dhe pritet që të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

Sipas një raportimi nga “Sky Sports Italia”, dy ekipe nga Serie A kanë shfaqur interesim serioz për Mitaj. Bëhet fjalë për Lazion dhe Bolognan të cilat duan ta kenë në radhët e tyre reprezentuesin shqiptar.

Tek Bologna po përgatiten për shitjen e Calafiorit dhe Mitaj duket se është profili i duhur për ta zëvendësuar atë.

Në rast se transferimi realizohet, Mitaj do të kishte mundësinë të luante në Ligën e Kampionëve.

Mitaj e ka nisur karrierën e tij tek grupmoshat e AEK-ut në Greqi teksa më vonë u bë pjesë e ekipit të parë.

Ai më pas u transferua tek Lokomotiva e Moskës në vitin 2022 aty ku në sezonin e tij debutues pati 22 paraqitje me fanellën e ekipit rus./GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera