Lajme

Rojet bregdetare greke hedhin emigrantët nga anija drejt vdekjes! Veprimi i frikshëm që bënin: Shponin gomonet

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 17 June 2024

Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, pohojnë dëshmitarë, të cilët flasin edhe për të paktën 9 klandestinë të hedhur qëllimisht në ujë.

Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke, ose të nxjerrë përsëri në det pasi kishin mbërritur në ishujt grekë, thotë BBC. Vetë roja bregdetare greke i kundërshtoi me forcë të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme.

“Kemi treguar pamjet e 12 personave që hipnin në një varkë të rojes bregdetare greke dhe më pas braktiseshin në një gomone tek një ish-oficer i lartë i rojes bregdetare greke. Kur u ngrit nga karrigia e tij dhe me mikrofonin ende të ndezur, ai tha se ishte “qartësisht i paligjshëm” dhe “një krim ndërkombëtar”, thote BBC.

-Advertisement-

Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara – duke i shtyrë njerëzit të ktheheshin drejt Turqisë, prej nga ku kishin kaluar, çka është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Por kjo është hera e parë që BBC llogarit numrin e incidenteve gjatë të cilave pretendohet se vdekjet kanë ardhur si pasojë e veprimeve të rojeve bregdetare greke.

15 incidentet që analizoi ekipi i gjigandit mediatik anglez nga maji i 2020 deri në maj 2023 – rezultuan në 43 vdekje. Burimet fillestare ishin kryesisht mediat lokale, OJQ-të dhe roja bregdetare turke. Verifikimi i llogarive të tilla është jashtëzakonisht i vështirë – dëshmitarët shpesh zhduken, ose janë shumë të frikësuar për të folur.

Megjithatë, thotë BBC në dokumentarin me titull: “Qetësi varri, vrasje në Mesdhe”, thekson se në katër nga këto raste ka qenë në gjendje të verifikojë rrëfimet duke folur me dëshmitarë okularë. Në pesë nga incidentet, emigrantët pohuan se ishin hedhur direkt në det nga autoritetet greke. Në disa incidente të tjera, emigrantët thanë se ishin futur në gomone pa motorë, të cilët më pas u shfrynë, ose dukej se ishin shpuar më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera