Lajme

Mediat në Veri e bëjnë lajm shpërthimin e një poçi në banjon e Komunës së Leposaviqit, Elshani: Aksidentale

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 17 June 2024

Një poç elektrik shpërtheu mbrëmë në banjon e Komunës së Leposaviqit.

Mediat serbe në veri të vendit raportuan për shpërthimin e një zjarri në komunën veriore.

Por zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut i tha Gazetës Express se incidenti ishte me gjasë aksidental dhe se nuk është shkaktuar ndonjë dëm, pasi Policia dhe zjarrëfikësit dolën shkuan shpejt në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Ia ka nise me u djegë kahpak, por u ndal”, tha Elshani.

“Sigurisht ka qenë aksidentale”, shtoi ai.

Policia nuk ka hapur rast për këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera