Lajme

Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 16 June 2024

Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përleshje të dhunshme në një bar në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Por, siç raporton Sky News, policia gjermane ka bërë të ditur se përleshja ndodhi mes tifozëve shqiptarë dhe serbë, dhe nuk pati të përfshirë tifozë anglezë.

“Ne folëm me oficerin më të lartë të policisë gjermane dhe ai na tha se asnjë fans i Anglisë nuk ishte i përfshirë. Tifozët anglezë nuk shkaktuan asnjë telashe. Ky ishte incident mes serbëve dhe shqiptarëve. Arsyeja e këtij incidenti është se ditën e djeshme, Shqipëria luajti kundër Italisë dhe të gjithë shqiptarët janë në Dortmund, që është 20 milje larg nga këtu. Ka probleme serioze mes tifozëve serbë dhe shqiptarë historikisht”, deklaroi reporteri i Sky News, i cili foli direkt nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Tutje, ai shtoi se nuk dihet nëse kishte tifozë anglezë që mbetën të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera