Lajme

Instituti Musine Kokalari: Financimi i shërbimeve sociale duhet të shoqërohet me staf dhe llogaridhënie

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 09 November 2026

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe komunat masa konkrete për financimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e shërbimeve sociale. Ndër kërkesat kryesore janë krijimi i një granti të veçantë, planifikimi i shërbimeve sipas nevojave lokale, sigurimi i stafit profesional dhe forcimi i mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

Këto rekomandime janë pjesë e analizës « Shërbimet sociale pas Raportit për Kosovën 2026: Financim i qëndrueshëm për nevojat lokale », të publikuar nga Instituti. Aty kërkohet që Qeveria të përcaktojë një afat për krijimin e grantit, ndërsa komunat të miratojnë planet e shërbimeve sociale deri në qershor 2027.

Analiza mbështetet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën 2026, i cili evidenton përparim të kufizuar në politikat sociale, mungesë të financimit afatgjatë dhe staf të pamjaftueshëm për ofrimin e shërbimeve. Probleme të ngjashme janë identifikuar edhe gjatë konsultimeve të Institutit me qytetarë, institucione dhe organizata lokale në Prizren, Istog, Kamenicë dhe Graçanicë.

-Advertisement-

Sipas analizës, mungesa e shërbimeve për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara e rëndon kujdesin mbi familjet, veçanërisht mbi gratë, duke ua kufizuar mundësitë për punësim dhe duke thelluar pabarazitë gjinore.

Instituti thekson se vetëm rritja e financimit nuk mjafton. Për të siguruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për qytetarët, nevojiten edhe staf profesional, koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve dhe mbikëqyrje e rregullt nga kuvendet komunale.

Analiza e plotë, e cila përmban gjetjet kryesore, shembujt nga konsultimet lokale dhe rekomandimet për institucionet qendrore dhe komunale, është e qasshme në webfaqen e Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në këtë link:

Lexoni analizën e plotë këtu:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy