Fokus

Flet Fadil Beka, ish-deputeti i PDK-së, i ftuar i radhës nga Gjykata Speciale

Autori: Halil Berisha 10:11 | 15 October 2019

Fadil Beka, që shërbeu si mjek gjatë kohës së luftës, është i ftuari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Veteranëve, Hysni Gucati.

-Advertisement-

E për gazetën inFokus, Fadil Beka, ka treguar detaje për ftesën dhe kohën se kur do të paraqitet para hetuesve.

Beka thotë që ftesa i ka ardhur të hënën, derisa është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, shkruan gazeta inFokus.

“Po, ftesën dje e kam marr, më kanë thënë që jam i ftuar për intervistim në cilësinë e  dëshmitarit, dhe intervistimi do të ndodh diku kah fundi i muajit tetor, diku rreth datës 28”, ka thënë Beka për gazetën inFokus.

“Hetuesit dje më kanë thirrë në telefon, pastaj ma kanë sjell ftesën, me gjasë do të intervistohem në Hagë, pavarësisht se ju kam thënë këtu, por me gjasë do të intervistohem në Hagë”, ka thënë ish deputeti i PDK-së, Fadil Beka./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera