Fokus

Fjalët e mëdha të komandantit të FSK-së: “Jemi të gatshëm për NATO, jemi më të fortë se shumë tjerë”

Autori: Halil Berisha 18:45 | 05 October 2019

Nëse jo më e reja, është padyshim një prej ushtrive më të reja në botë.

Por, pavarësisht kësaj, ushtarët e FSK-së, në shumë trajnime e gara, dalin ndër të parët.

E komandanti i kësaj ushtrie, Gjeneral Rrahman Rama, në një intervistë n’Konak, prodhim i gazetës inFokus, bën me dije se FSK i plotëson të gjitha kushtet për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike.

-Advertisement-

Madje, Rama, thotë që si ushtri, janë më të fortë se shumë ushtri të shumë shteteve që janë pjesë e NATO-s, shkruan gazeta inFokus.

“E përmenda, sa i përket anës së FSK-së gjithçka çka kemi ndërtuar, i kemi në bazën e standardeve të NATOS-s, por kjo sa është ushtarake aq është edhe politike, e që duhet të jetë një konsensus politik që të jemi pjesë e NATO-s, në bazën e takimeve e konferencave, trajnimeve e ushtrimeve nuk kemi asnjë dallim qoftë në pajisje qoftë në doktrina e disiplina, bile bile jemi shumë përpara shumë vendeve anëtare të NATO-s, sa i përket anës të ushtrisë absolutisht nuk e shoh asnjë problem, ne mund të jemi pjesë e NATO-s nesër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera