Fokus

Ferizaj “Kampion” i shpenzimeve për OJQ-të, iu dha mbi 1 milion euro

Autori: Halil Berisha 19:07 | 04 November 2019

Qyteti i Ferizajt, për vitin 2018, ka qenë qyteti i cili ka ndarë më së shumti para për financimin e Organizatave Jo Qeveritare.

Nga dokumente të siguruara nga Gazeta inFokus, shihet se ky qytet, i udhëhequr nga Agim Aliu, ka ndarë plot 1 milion e 63 mijë e 444 euro pë rvitin 2018.

-Advertisement-

Kështu, Ferizaj, del edhe para Prishtinës sa i përket ndarjes së parave për OJQ-të, shkruan gazeta inFokus.

Në fakt, gati e ka kaluar dyfish kryeqytetin, i cili për vitin e kaluar ka ndarë 568 mijë e 494 euro e 20 cent.

Ndërsa, Zubin Potoku, komuna veriore nuk ka ndarë as edhe një cent për OJQ-të.

E bashkësitë fetare janë ato që më së shumti kanë përfituar nga Komuna e Ferizajt, shkruan gazeta inFokus.

E para më së shumti nga Komuna e Ferizajt ka përfituar “Kosovar Catholik Church Caritas” plot 625 mijë e 439 euro

Ndërsa, Këshilli i Bashkësisë Islame 114 mijë e 175 euro./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera