Fokus

Eksperti i IT-së tregon për inFokus arsyet e dështimit të sistemit të biletave

Autori: Halil Berisha 09:53 | 13 November 2019

Shumë qytetar, të martën e 12 Nëntorit u bën shumë nervoz.

Kjo, pasi, nuk arritën që të blejnë bileta për të shikuar ndeshjen e 17 Nëntorit, Kosovë – Angli, shkruan gazeta inFokus.

Pavarësisht kjo se u munduan që menjëherë pas hapjes së mundësisë për të blerë biletën, të sigurojnë një të tillë, por që sistemi për këtë punë ra.

-Advertisement-

E nga kjo, u ngritën edhe dyshimet për dallavere me bileta, pasi ato, me të madhe dolën në tregun e zi.

Gazeta inFokus, për këtë problematikë, kontaktoi me ekspertin e Teknologjisë Informative, Mentor Hoxhaj, i cili tregoi arsyet të cilat mund të kenë quar deri tek dështimi i këtij sistemi.

“Duhet pasur qasje në sistemin e tyre apo do duhej skanuar, në dy rastet, duhet leja paraprake, sipas standardeve te sigurisë, duhet bër “pentest” i app para se te del online që dyshoj që është bër”, deklaroi Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj thotë që edhe konfigurimi ishte jo-adekuat.

“Gjersa dështimi dhe konfigurimi jo-adekuat lë hapësirë për spekulim, që është bër qëllimshëm. Është pjesa teknike, app dhe mundësia për të iu përgjigjur kërkesave të shumta, si dhe pjesa logjike për ofrimin e mundësive të barabarta, sikur psh. me nga një IP, pas çdo blerje të suksesshme, nuk do të lejohej blerja e mëtutjeshme dhe e përsëritur”, ka vazhduar Hoxhaj.

Ndërsa, eksperti i teknologjisë informative, Mentor Hoxhaj, gjithashtu, ka shprehur gatishmërinë që të ofroj ekspertizën e tij në mënyrë të zgjidhjes dhe adresimit të kësaj sfide./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera