Fokus

Ekskluzive|Flet gazetarja italiane për udhëtimin e mafiozit me avionin e ministrit kosovar

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 08 April 2019

Përgjimet telefonike të publikuara në një hulumtim të televizionit publik italian RAI kanë nxjerrë në pah udhëtimin e mafiozit italian Antonino Vadala, me avion privat të një ministri kosovar.

Megjithëse nuk përmenden emra, dyshimet në Kosovë u orientuan tek ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili zyrtarisht është i vetmi që ka deklaruar se ka në pronësi avion privat.

Në lidhje me këtë hulumtim, gazeta inFokus ka kontaktuar me gazetaren italiane, Maria Grazia Mazzola.

-Advertisement-

Në përgjigjen e saj të shkurtër ajo as nuk e mohoi e as nuk e pohoi se në hulumtimin e saj bëhej fjalë për Ministrin e punëve të jashtme, Behgjet Pacollin.

“Nuk e di emrin”, ka thënë shkurt Mazzola.

Më parë një gjë të tillë e pati mohuar edhe Jetlir Zyberaj këshilltar i zëvendëskryeministrit njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Zyberaj kishte mohuar kategorikisht se mafiozi italian, pjesë e klanit të njohur me emrin Ndrangheta, i cili akuzohet për trafikim me drogë, ka udhëtuar me aeroplanin privat të Pacollit.

“Natyrisht që nuk është e vërtetë. Çka shkruajnë mediet edhe çka merre, natyrisht që jo. Gazetarja nuk e ka përmend emrin”, ka thënë Zyberaj.

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga televizioni publik italian RAI./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera