Fokus

Ekskluzive: Ramiz Lladrovci pasi u infektua me COVID-19 është shtrirë në spital

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 07 August 2020

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ditë më parë lajmëroi që është i infektuar me COVID-19.

Tash gazeta Infokus ka mësuar që Lladrovci edhe është shtrirë në spital, shkruan gazeta Infokus.

Për të konfirmuar këtë gjë edhe për të mësuar për gjendjen e tij shëndetësore, Infokus ka kontaktuar me zëdhënësin e komunës Bekim Dobra.

-Advertisement-

I njëjti ka thënë që është në pushim, megjithatë ka qenë në dijeni për një kërkesë që ai të shtrihet në spital, por që nuk ka informata më shumë.

Ndërsa më pas Infokus ka kontaktuar edhe me drejtorin e Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiun, i cili i ka konfirmuar gazetës se ka më shumë se dy ditë që Lladrovci është shtrirë në spital.

Megjithatë, Haxhiu ka thënë që gjendja e Lladrovcit është e mirë e stabile./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera