Fokus

Ekskluzive| Kosova voton më 6 tetor, vetëm 10 ditë fushatë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 22 August 2019

Kosovarët do të votojnë në zgjedhje të parakohshme në nivel kombëtar, më 6 tetor.

Kjo, siç mëson Gazeta Infokus është data më e mundshme për zgjedhjet e reja, të cilat bëhen të domosdoshme pas shpërndarjes së Kuvendit.

Një datë tjetër që është përmendur, është 29 shtatori, por KQZ ka kërkuar më shumë kohë.

-Advertisement-

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi një ditë më parë kanë diskutuar pikërisht për organizimin e zgjedhjeve dhe datën e mbajtjes së tyre.

Pika 2 e nenit 66 të Kushtetutës së Republikës thotë që zgjedhjet e reja, në raste të shpërndarjes së Kuvendit, mbahen jo më vonë se dyzetë e pesë ditë pas shpërndarjes.

Data e shpalljes së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit Hashim Thaçi dhe pritet ta bëjë të ditur shumë shpejt.

Gazeta Infokus mëson se fushata parazgjedhore do të zgjasë 10 ditë.

Në rast se votohet më 6 tetor, atëherë subjektet politike do të kenë të drejtë të bëjnë kampanjë të ligjshme elektorale nga 24 shtatori deri më 4 tetor. Dita pasuese, pra 5 tetori, do të jetë heshtje zgjedhore, e cila zgjatë edhe të dielën, deri në orën 19, kur sipas ligjit mbyllen vendvotimet. /Gazeta infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera