Fokus

Ekskluzive| Albin Kurti nesër ulë rrogën e tij edhe të ministrave

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 11 February 2020

Kryeministri i ri, Albin Kurti, këtë të mërkurë, do të mbaj mbledhjen e dytë të Qeverisë.

E këtu do të merret edhe një prej vendimeve të para të tij, shkruan gazeta inFokus.

Këtë mbledhje, Kurti do t’ia nis duke shfuqizuar një vendim të Qeverisë Haradinaj.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhjeje, ku pika e parë është “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë nr. 04/20 së datës 20 dhjetor 2017 (ZKM)”.

E kjo ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit për ngritjen e pagave të Qeverisë Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera