Sport

Edon Zhegrova zbulon se a flet me të gjithë lojtarët e kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 09 November 2020

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ishte i ftuar në emisionin ‘NIN’ me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, ku luajti një lojë me pyetje me rep-artistin dhe shokun e tij Kida, shkruan Gazeta inFokus.

Në rubrikën “Haje ose thuaje”, Kida e pyeti Zhegrovën se me cilin lojtar të Kosovës ka pasur një sherr dhe me cilin futbollist nuk flet, ndërsa talenti prishtinas u përgjigj.

“Nuk kam asnjë konflikt me lojtarët e Kosovës, me krejt jam mirë, me krejt flas, normalisht na jemi krejt bashkë, një kombëtare, një përfaqësuese dhe normalisht se na duhet me qëndru bashkë për me shku përpara, nëse na nuk qëndrojmë bashkë d.m.th nuk mujna me shku përpara”, deklaroi Zhegrova.

-Advertisement-

Edon Zhegrova është i ftuar për tri ndeshjet e muajit nëntor që kombëtarja e Kosovës do ti zhvilloj miqësoren me Shqipërinë dhe në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera