Sport

Shqipëria nuk arrin t’i bëj ballë kampionëve aktual të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 15 June 2024

Kombëtarja shqiptare nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Shqipëria u mposht nga Italia në ndeshjen debutuese.

Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat 2:1.

Shqipëria kaloi fillimisht në histori me golin e Nedim Bajramit, që hyri në histori si goli më i shpejtë në Evropian, i shënuar vetëm pas 23 sekondave, por Italia u rikthye vrullshëm.

-Advertisement-

Bastoni barazoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërkaq Barella përmbysi rezultatin pas pesë minutave.

Në pjesën e parë Shqipëria nuk ishte në nivelin më të mirë, mirëpo fati i mungoi në pjesën e dytë të takimit.

Shqipëria ndodhet në grup me Spanjën, Kroacinë e Italinë.

Momentalisht, Shqipëria e Kroacia nuk kanë asnjë pikë, kurse Italia e Spanja kanë nga tre sosh.

Ndeshjen e radhës, Shqipëria do të përballet me Kroacinë, kurse Italia me Spanjën.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy