Fokus

“E goditi nxënësen me libër në kokë”, drejtori i shkollës në Dragash u mundua të fshehë rastin

Autori: Samire Jaha 14:44 | 19 October 2022

Gazeta Infokus ka raportuar sot se një mësimdhënës në një shkollë fillore në komunën e Dragashit ka rrahur një nxënëse të klasës së tetë.

Drejtori i arsimit të kësaj komune, Selim Kryeziu në një prononcim për Gazetën Infokus ka treguar edhe detajet se si ka ndodhur ky rast.

Ai tha se mësimdhënësi ka rrahur nxënësen me libër e ku vë dyshime se drejtori i shkollës ka pasur përpjekje për të fshehur rastin, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Gjatë ditës së djeshme një nxënëse e klasës së tetë pra vajzë ka hyrë në klasën tjetër ka kërkuar një shoqe dhe nuk e di se çfarë fjalësh kanë këmbyer sepse ende nuk e kam raportin dhe mësuesi e ka godit me libër kështu në qafë tek hunda dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore që i ka konstatuar dhe mjeku. Prindi është lajmërua në polici, drejtori i shkollë nuk më ka njoftu mu më gjasë përpjekja ka qenë për ta fshehë rasti”, ka deklaruar Kryeziu për Infokus.

Mirëpo ai shtoi se krahas kësaj prindi ka raportuar rastin në polici dhe se ai si drejtori e arsimit do të marrë masa ndaj mësimdhënësit në fjalë.

“por prindi ka lajmëruar policinë, policia dhe prokurori ka ngri rastin për të. Këto tri ditë nuk jam në dragash të hënën do të marrë deklarimet edhe të mësuesit edhe të prindërit edhe të mjekut edhe të policisë edhe pastaj do ta dërgojmë në komision disiplinor. Krahas asaj që do të bëjë gjykata por ne si drejtori duhet të marrim masa, të hënë të përkohshëm deri në një vendim të gjykatës”, potencoi Kryeziu për Infokus.

Ndryshe këtë rast është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren ku kanë treguar se rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, rasti në fjalë ka ndodhur në njërën nga shkollat fillore të Komunës së Dragashit, dhe se i dyshuari është në cilësinë e arsimtarit, ndërsa, e dëmtuara në cilësinë e nxënëses së klasës së tetë. Rasti në fjalë, është duke u trajtuar dhe hetuar nga prokuroria, në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, kanë dhënë përgjigje nga prokuroria për Infokus./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera