Fokus

E dhimbshme, mesazhi që e shkruajti Avni Dehari në emër të familjes mbi muralin e Astrit Deharit

Autori: Halil Berisha 18:44 | 28 October 2019

Grupi organizativ “Unë jam Astriti!”, mbajti një marsh në rrugën “Regjep Luci”, në afërsi të kinemasë “ABC”, për kujtimin e Astrit Deharit, ku u dhezën qirinj, u vendosën lule e kartolina me msazhe për familjen e tij.

Në këtë marsh morën pjesë shumë qytetarë, shkruan gazeta inFokus.

Në mesin e tyre ishin edhe zyrtarë të Vetëvendosjes bashkë me kryetarin e tyre Albin Kurtin.

-Advertisement-

Por, nuk munguan as disa nga ish-bashkëpartiakët e Astritit në Vetëvendosje të cilët tani janë pjesë e PSD-së.

E këtu, ku është vendosur edhe murali për Astrit Deharin, mbi të, babai i tij, Avniu, në emër të familjes shkruajti një mesazh të dhimbshëm.

“Astrit shembelltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjalle dhe ngadhnjimtare!”, ka shkruar Avni Dehari

Derisa mesazhin e shkruan në fund që iu dedikua birit të tij, nga të dy prindërit, bashkëshortja dhe bija e vogël, shkruan gazeta inFokus.

“Avni, Xhemile dhe Arta Dehari si dhe Albana”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera