Lajme

Deputeti ukrainas: Shumica e njerëzve i kanë mbijetuar sulmit në teatrin në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 17 March 2022

Më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë kanë qenë duke u strehuar në teatrin e bombarduar në Mariupol, ka thënë deputeti ukrainas, Dmytro Gurin.

Teatri është sulmuar nga rusët dhe numri i viktimave nuk dihet ende.

Gurin, prindërit e të cilit janë të bllokuar në qytet, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC: Ndërtesa e teatrit është e shkatërruar, ne kemi më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë të strehuar në bodrumin e teatrit.

-Advertisement-

“Para disa minutave ne kemi marrë informacion se njerëzit kanë mbijetuar. Ne nuk e dimë ende nëse kemi njerëz të plagosur apo të vrarë. Mirëpo duket se shumica prej tyre kanë mbijetuar”./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera