Lajme

Dënohet me katër vjet e tetë muaj burgim në Shqipëri, pasi iu gjet arma me leje duke kaluar kufirin në Morinë

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 20 September 2022

Fitim Gërgurit nga Fushë-Kosova, më 21 shkurt të vitit 2021, derisa po punonte në shitoren e tij, i erdhi një kërkesë për ndihmë nga dy shtetase shqiptare që punonin në Kosovë.

Për t’i dërguar në vend Fitimit iu desh ta kalonte kufirin në Morinë, por aty e pa që në veturë kishte harruar armën turke të llojit Girsan, që iu sekuestrua bashkë me 17 fishekë, të cilën e kishte me leje në Kosovë.

Pas arrestimit, 36-vjeçari më nuk doli nga burgu, kjo pasi ai u dënua më 7 vjet burg në Gjykatën e Rrethit Kukës, ndërsa me aplikimin e nenit 406\1 të kodit të procedurës penale i zbritet në 4 vjet e 8 muaj burgim.

-Advertisement-

Fitimi u dënua për akuzën “Trafikim të armëve dhe municionit” edhe pse ky e kishte vetëm një armë.

Për këtë kategorizim të lëndës nuk pajtohet avokati Florim Shefqeti, sipas të cilit, lënda nuk është dashur të kategorizohet si trafikim i armëve dhe municionit.

Prindi kërkesë ka bërë edhe në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë për ekstradim, por kjo gjë nuk është bërë e mundshme me arsyetimin se Fitimi nuk ka kryer asnjë vepër penale në Republikën e Kosovës.

Por kështu decidivisht nuk mendon njohësi juridik, z. Shefqeti. Sipas tij, ekstradimi mund të bëhet edhe nëse vepra është kryer jashtë vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera