Fokus

Çfarë traume pësoi Thaçi si fëmijë?

Autori: Hateme Smajli 21:05 | 08 November 2019

Në një rrëfim si asnjëherë më parë, aktori i mirënjohur shqiptar, Rasim Thaçi rrëfen për jetën e tij në emisionin N’Konak, që është prodhim i Gazetës inFokus.

Thaçi tregon për fëmijërinë e tij, shkollimin dhe traumat që kishte në fillimet e shkollimit.

Ai tregon se jeta e tij filloi në Drenicë mirëpo më vonë për shkak të punës së babait të tij kanë ndërruar vendbanim njëherë në Shtërpcë e më pas në Prishtinë.

-Advertisement-

“Unë nuk kam jetu shumë në Drenicë se në atë kohë e kam pas babën me fakultet domthënë para 70 viteve, dhe kemi shku në Shtërpcë, dmth kah ka shku baba edhe ne e më pas kemi shku në Prishtinë kemi banuar me qera” tregon Thaçi për gazetën inFokus.

Thaçi tregon se gjatë kohës që kanë jetuar në Shtërpcë është dashur të shkojë në shkollë në gjuhën serbe e që pastaj do të jetë një problem për të që të mësojë në gjuhën shqipe.

“Në Shtërpcë ka qenë kogja problem për shkak se shkolla ka qenë në gjuhën serbe, por skishim zgjidhje tjetër më mirë me shku në shkollë serbisht se hiq”, rrëfen Thaçi.

Ai në emisionon N’Konak të gazetës inFokus tregon se si më pas kur ka filluar shkollën në lagjen Pejton në Prishtinë e kishte problem për shkak të gjuhës e madje kishte pësuar edhe traumë sepse fëmijët e tjerë e tallnin që ai nuk dinte të fliste.

“E më pas kur erdhëm këtu në Pejton e kam pas kogja problem i kam pas kogja do trauma por më pas ka ardh prindi dhe ju ka tregu si është puna, sepse më përqeshnin shokët, ky spo dika me fol e gjëra të tilla”, tregon aktori.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni sonte në emisionin N’Konak në Gazeta inFokus dhe televizionin Dukagjini me fillim nga ora 22:40./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera