Fokus

Çfarë thotë CIA për Serbinë, Slobodan Milosheviq e Aleksandër Vuçiq?

Autori: Halil Berisha 14:36 | 17 October 2019

Shërbimi sekret i SHBA-ve, “CIA”, ka publikuar raporte për të gjitha vendet, në mesin e të cilave edhe Serbinë.

Këtu, fokus i veçant i kushtohet kasapit të Ballkanit, Slobodal Milosevic dhe shkatërrimit të Jugosllavisë, shkruan gazeta inFokus.

“Në vitin 1989, Slobodan MILOSEVIC u bë president i Republikës së Serbisë dhe thirrjet ultranacionaliste të tij për dominim të serbëve sollën deri tek ndarja e dhunshme e Yugosllavisë në vija etnike. Në vitin 1991 Kroacia, Sllovenia e Maqedonia shpallën pavarësinë, e më pas në vitin 1992 edhe Bosnja. Republikat e mbetura të Serbisë dhe Malit të Zi deklaruar Republikën Federale të Yugoslavisë në Prill të vitit 1992 dhe nën udhëheqjen e Milosevic, Serbia nisi disa kampanja ushtarake që të bashkojnë serbët nga republikat fqinje në “Serbinë e Madhe”. Këto aksione dështuan keq dhe pas intervenimit të ndërkombëtarëve u nënshkrua marrëveshja e paqes së Daytonit në viti n1995”, shkruhet në raportin e CIA-s.

-Advertisement-

Tutje, flitet edhe për për masakrat që u kryen nga regjimi serb i udhëhequr nga Millosheviq, luftën dhe ndërhyrjen e NATO-s.

“Milosevic rimori nën kontrolle Serbinë dhe u bë President në vitin 1997. Në vitin 1998 një kryengritje e etnisë Shqiptare në krahinën e dikurshme autonome serbe të Kosovës bëri që Serbia të nis një fushatë kundër-kryengritjes që rezultoi me masakra e dëbime masive të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë. Kundërshtimi i Milosevicit për zgjidhje ndërkombëtare shtyri bombardimet e NATO-s në pranverën e vitit 1999. Ushtria Serbe dhe forcat policore u larguan nga Kosova në qershor të vitit 1999 dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara autorizoi administratën e përkohshme dhe vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Zgjedhjet e vitit 2000 bën që në vend të Milosevic të instalohet qeveri demokratike. Në vitin 2003, Republika Federale e Yugoslavisë u shndërrua në bashkimin e shteteve të Serbisë dhe Malit të Zi. Dhuna që u përhap ku target kishte serbët në Kosovë, në vitin 2004 ngriti edhe më shumë thirrjet që të rishikohet statusi i Kosovës dhe në vitin 2006 Kombet e Bashkuara filluan bisedimet. Në qershor të vitit 2006 edhe Mali i Zi deklaroi pavarësinë”.

Ndërsa, për pavarësinë e Kosovës përmendet edhe drejtimi i Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në vitin 2008 e e cila vendosi në favor të Kosovës.

“Në shkurt të 2008, pas 2 vitesh negociata, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia e cila ende vazhdon të refuzoj ta njoh. Me kërkesën e Serbisë, Asambleja Gjenerale në tetor të 2008 kërkoi opinionin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nëse pavarësia e Kosovës ishte ligjore. E vendimi ishte në disfavor të Serbisë, ku në vitin 2010 kjo gjykatë tha që nuk ka ndonjë shkelje ligjore në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Pas kësaj, filluan bisedimet në mes të Serbisë dhe Kosovës, kësaj radhe më shumë për probleme praktike se sa për statusin e Kosovës. Serbia e Kosova nënshkruan marrëveshjet e para në Prill të 2013 dhe janë në proces të implementimit. Në vitin 2015 Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje për dialog të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Këtu u përfshinë marrëveshjet për komunitetin e komunave me shumicë serbe, telekomunikacioni, prodhimi e shpërndarja e energjisë dhe liria e lëvizjes”.

E për Presidentin e tanishëm Aleksandër Vuçiq, përmendet synimi i tij, që Serbinë ta fus në Bashkimin Evropian, shkruan gazeta inFokus.

“Presidenti Aleksandar Vuçic ka promovuar edhe një synim ambicioz që Serbia të futet në Bashkimin Evropian në vitin 2025. Nën udhëheqjen e tij si kryeministër, në janar të vitit 2014 Serbia edhe formalisht hapi negociatat për hyrje. Strategjia e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor e lëshuar në shkurt të vitit 2018, përmend edhe hapat që Serbia duhet t’i ndërmarr për të kompletuar perspektiven e saj për hyrje në BE në vitin 2025”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera