Fokus

Çfarë nxënësi ka qenë Fatmir Limaj?

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 21 September 2019

Nxënës debatues e i shkëlqyeshëm konsiderohet të ketë qenë kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma – AKR, Fatmir Limaj.

Ish-komandanti i UÇK-së, në një rrëfim ekskluziv për jetën e tij në prodhimin televiziv të Gazetës inFokus, emisionin n’Konak ka treguar se gjithmonë i ka preferuar lëndët shoqërore.

“Unë e kam dashtë gjithmonë sociologji, histori, pastaj filozofi, shkenca shoqërore. E kam pasë në shpirt, në zemër lëndët shoqërore. Kjo pastaj dalë nga dalë më ka dërgu drejt juridikut, drejt profesionit që e kam. Në mënyrë të veçantë e kam dashur historinë dhe filozofinë. Në atë kohë u bëjshin gara në shkollë, gara komunale, ne kemi qenë në komunë të Suharekës dhe si shkollë, e kam përfaqësuar shkollën në garat, asokohe komunale dhe pastaj në nivel krahine që ka qenë. Praktikisht, në lëndë shoqërore kam qenë më shumë”, ka thënë Limaj. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera