Fokus

Çfarë numrash kishin partitë në zgjedhjet e fundit?

Autori: Sylejman Sylejmani 11:10 | 17 September 2019

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga ora 16:00 do të bëhet hedhja e shortit për numrat të cilët do t’i bartin partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndryshe nga herët e tjera, partive do t’u bien numrat nga 111 e tutje, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo do të ndodh për shkak të eliminimit të votave që konsiderohen si të pavlefshme, pasi në jo pak raste deputetë të cilët e kanë pasur numrin e njëjtë në listë me atë të partisë kanë fituar mijëra vota.

-Advertisement-

Por, cilët ishin numrat e partive në zgjedhjet e fundit parlamentare?

Koalicioni i gjerë, PDK, AAK, Nisma e dhjetëra parti të tjera bartën numrin 12.

E nga ky koalicion, mijëra vota duke ia dalë të futet në Kuvend i mori edhe kandidatja e cila kishte numrin e njëjtë në listë, Teuta Haxhiu.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, numrin 16 e kishte Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këtë numër në listën e kandidatëve e barti edhe Driton Selmanaj, që asokohe ishte një aderim i ri në LDK nga shoqëria civile.

Selmanaj duke e pasur numrin e njëjtë me të partisë, ia doli t’i marrë plot 35 mijë vota, duke e siguruar ulësen në Kuvend.

Nga ana tjetër, befasia e atyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje barte numrin 35.

Njëjtë sikur partia, edhe deputeti i cili kishte numrin e njëjtë me të partisë, Ali Lajçi fitoi shumë vota.

Rreth 10 mijë vota ia doli t’i marrë Lajçi, duke ia siguruar vetes një mandat në Kuvend. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera