Fokus

Bujku nga Vushtrria: Që tre ditë s’kemi ujë, Kurti në kohë fushate thojke dal me çizme në ara e tash po bën foto për Facebook

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 05 July 2022

Të hënën protestuan, para ndërmarrjes që i furnizon me ujë e iu premtua që të martën do të rregullohej problemi me ujin i cili u mungon tash e tre ditë, shkruan Gazeta Infokus.

E nga kjo bujqve në fshatin Dobërllukë në Vushtrri po rrezikojnë të ju prishen të mbjellat. Njëri ndër ta është edhe Shukri Xhaferi i cili ka të mbjella hiq më pak se 10 hektarë me patate.

Ai për Gazetën Infokus ka thënë se nëse edhe dy ditë mbesin pa ujë atij do ti humbasë investimi në vlerë 55 mijë euro apo 5 mijë e 500 euro për një hektarë.

-Advertisement-

“Ju lutem bëni diçka, ne kemi mbetë qe tre ditë pa ujë e të mbjellat, patatet na kanë mbetë pa vaditë. Dje e kemi pas një protestë, “Iberlepenci” na kanë premtu që sot zgjidhet problemi e na vjen uji por edhe sot ne nuk kemi ujë. Edhe dy ditë tjera kështu e krejt patatet na shkojnë posht. Na humbin të mbjellat. Unë i kam të mbjella 10 hektarë edhe krejt më prishen 5 mijë e 500 euro për hektar kam ba investim ”, ka thënë Xhaferi për Infokus.

Derisa ka deklaruar se premtimi që iu lëshohet uji nuk u mbajt, ai ka kërkuar sqarim edhe nga kryeministri Albin Kurti e ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për të cilët tha se vetëm po bëjnë fotografi për rrjete sociale nëpër kombaja.

“Ju lutem të bëni diçka, ministri po dinë me ba selfie nëpër kombaja, le ti zgjidhë realisht problemet që i kanë bujqit, edhe kryeministri në kohë fushate thojke unë dal me çizme në ara i vizitojë fermerët e tash po bën veç fotografi për facebook në kombaja, tu ju qit hi syve bujqve. Edhe kryeministri Kurti në kohë fushate dilke thojkë unë i mathu çizmet e dal në ara i vizitoj bujqit e tash po bën vetëm fotografi për Facebook nëpër kombaja”, deklaroi Xhaferi.

Në lidhje me këtë problem Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër – Lepenc” dega në Vushtrri.

Nga kjo ndërmarrje kanë deklaruar se problemi me ujin është rregulluar duke thënë se nuk kanë mundësi të japin më shumë informata.

“Ndërmarrja Iberlepenc urdhëroni…… U kry ai problem ujë kanë të mjaftueshëm, po ne nuk mundemi me dhanë kurrfarë informata duhet me thirr në Prishtinë në zyrën për informim në Prishtinë. Ujë ka të mjaftueshëm ua kemi leshu”, kanë deklaruar nga kjo ndërmarrje.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me zyrën qendrore të “Iberlepencit” në Prishtinë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera