Sport

‘Bomba’ e Realit: 101 milionë euro për dy yje të Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 20 November 2018

Real Madrid do të hyjë fuqishëm në afatin kalimtar të transferimeve verën e ardhshme.

‘Los Blancos’ po kalojnë një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit, dhe ky dështim duket se ka ardhur shkaku i mos transferimeve të duhura të realizuara nga Florentino Perez, që nuk ka arritur të gjejë zëvendësues të Cristiano Ronaldos, e po ashtu nuk ka arritur të ripërtërijë skuadrën edhe në pozitat e tjera.

Kjo situatë ka shtyrë Perez që punojë për transferimin e dy yjeve nga Premierliga.

-Advertisement-

‘The Sun’ raporton se Real Madrid do të ofrojë 101 milionë euro për Marcus Rashfordin dhe Christian Eriksen,

Nga kjo shumë, 56.1 milionë euro do të dedikohen për sulmuesin e Manchester United, dhe 44.9 për mesfushorin danez të Tottenham.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera