Lajme

Bildt: BE-ja duhet të zgjerohet, Ballkani Perëndimor t’i përshpejtojë proceset eurointegruese

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 06 July 2017

Carl Bildt, diplomat suediez, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) është i patjetërsueshëm, kurse rruga e vetme e përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është përshpejtimi i eurointegrimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo deklaratë e tij u bë gjatë vizitës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (KBR) në Mal të Zi. Për të arritur te integrimi evropian, Bildt thotë se duhen reforma të fuqishme ekonomike, kurse bashkëpunimi rajonal është mjet i patjetërsueshëm për nxitjen e tërë rajonit./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera