Lajme

Baton Haxhiu kërkon që të përkrahet Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 14 March 2023

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se opozita dhe i gjithë spektri politik në Kosovë duhet që të përkrahë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për Planin Evropian.

Kosova dhe Serbia u dakorduan për Planin Evropian më 27 shkurt, ndërsa pritet që të merren vesh edhe për Planin e Zbatimit më 18 mars. Haxhiu thotë se nuk ka dalje nga marrëveshja.

“Kurti duhet të përkrahet”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

-Advertisement-

“Nuk është faji i tij që ka ardhur ky Asociacion. Tjetërkush ka qenë kryeministër e i cili është më fajtor”, shtoi Haxhiu.

Ai po ashtu tha se komuniteti ndërkombëtar nga kërkuar nga opozita në Kosovë që të mos kundërshtojë Kurtin, pasi që të njëjtat kërkesa që janë për qeverinë në aspektin ndërkombëtar, janë edhe për opozitën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera