Fokus

Bajqinovci ngre alarmin| Ka ish-ushtarë të UÇK-së në Karaqevë që kanë thënë se do t’i dalin para ushtrisë serbe

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 12 August 2020

Ditë më parë ushtria serbe u pa brenda territorit të Kosovës, në fshatin Karaqevë të Kamenicës.

Kjo u ngrit si shqetësim i madh si nga qytetarët ashtu edhe institucionet, shkruan gazeta Infokus.

E për këtë punë është mbledhur edhe Komisioni për Siguri në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Anëtari i këtij komisioni nga Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tregoj që ka vizituar e biseduar me banorët e Karaqevës.

Bajqinovci tregoj se shumë banorë të atyshëm, e një pjesë e tyre edhe ish-ushtarë të UÇK-së, kanë thënë që edhe njëherë nëse ndodhë që ushtria serbe të futet aty, ata do t’i dalin e do t’u përgjigjen.

“Pronari i restaurantit tregoj, ishim duke pirë kafe veç kur kanë hyrë në oborr, tha që është hera e parë që dalin në asfalt, tjera herë kanë dal po tash janë fut thellë, kanë hecë në asfalt, e KFOR-i pas presionit të madh publik tha patrollim i përbashkët, nëse ashtu, komandanti i KFOR-it le të tregon a duhet me hy 500 metra në Kosovë ushtria serbe me bo patrullime, ata më kanë thënë që më nuk do të rrimë duarkryq, banorët ishin disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, djem shumë të zotë që thanë se më nuk do të ndodhë, do të ishte mirë si komision”, ka thënë Bajqinovci.

E për punën e hyrjes së ushtrisë serbe, KFOR-i ka deklaruar se ishte patrullim i përbashkët, shkruan gazeta Infokus.

Por, jo veç ky problem, Bajqinovci ka ngritur edhe një shqetësim tjetër për Karaqevën.

“Ish bo sikur Las Vegas, i pyeta qytetarët thanë na paguajm rrymë e tatim, por policia e kanë të ndaluar me uniformë të vijnë nëpër shtëpitë tona”, ka thënë në komision Bajqinovci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera