Fokus

Bahtiri: Do të marrë masa ndaj SBASHK-ut

Autori: Anita Krasniqi 10:37 | 21 January 2019

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri të shtunën kishte bërë te ditur se nëse greva nuk ndërprehet të hnën ai do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla.

E sot, komuna e parë që ka vizituar kryesia e Sindikatës së Bashkuar për Arsim ishte ajo e Mitrovicës.

Agim Bahtiri për gazetën inFokus ka thënë se për këtë veprim do të marrë masa të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

“Do të marr masa të jashtëzakonshme sepse ai që është kundër ardhmërisë sonë, që 19 mijë nxënës të jenë jasht bankave shkollore  nuk është morale dhe njerëzore. Unë do të kërkoj sqarim prej tyre dhe sigurisht që nga nesër arsimtarët do të vijnë në shkolla dhe do t’i kenë arsimtarët që do të jënë në mësim,pikë” ka thënë Bahtiri për inFokus.

Gjatë vizitës në çerdhen ‘Gëzimi Ynë’, në Mitrovicë, Jasharaj përsëriti qëndrimin e sindikalistëve mbi grevën.

“Nuk po kërkojmë aspak më shumë se të tjeret.. projektligji për paga është denigrues.. ose do të humbim ose do të fitojmë të gjithë… nga qerdhet deri tek niveli universitar duhet të jemi unik më shumë se kurrë dhe mos të lejojmë ndarjen nga askush. Kemi hyrë në një betejë ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim”, tha Jasharaj.

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se për institucionet arsimore janë ndarë buxheti prej 20 milionë eurove.

Komuna e Mitrovicës të dielen ka bërë të ditur se që nga sot do të filloj mësimin në shkolla, por kjo gjë nuk ka ndodhur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera