Fokus

Asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, tregon pse i shkuan sot policia në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 09 August 2019

Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, sot në rrjetin e tij social në Facebook, ka postuar një fotografi të disa zyrtarëve policor, të cilët i kishin shkuar në shtëpi.

Azemi në shkrimin e publikuar thotë që ka shumë respekt për policinë, hallet e të cilëve janë të njëjtë me të gjithë qytetarëve, por se këto i cilëson si urdhra nga dikush tjetër.

-Advertisement-

“Nuk kanë ardhë me ma festu ditëlindjen. Por sinqerisht shumë respekte për këta tre policë dhe jo vetëm, sepse me shumë nga ta i kemi pothuajse hallet e njëjta. Në Kosovën që lulëzon me krim e korrupsion, sidomos në kohë të aktiviteteve të Lëvizjes, policia drejtohet rreth aktivistëve të saj për ta ndaluar veprimtarinë e tyre politike”, ka shkruar Azemi.

Tutje, asamblisti i Vetëvendosjes, thotë që ende po gjykohen për protestat kundër Demarkacionit e Zajednicës, e që nuk morën as njohje e as viza, pro vetëm ngecje, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, Azemi shton se policët i kërkuan disa herë falje duke thënë që nuk është vullnet i tyre kjo punë por urdëhr nga lartë.

E i kontaktuar nga gazeta inFokus, Egzon Azemi tregon edhe arsyen e vërtetë se pse policët ishin aty.

“Arsyet janë protestat për Zajednicë e Demarkacion, e për këto protesta, kemi ende lëndë të vjetra qysh atëherë, të cilat i aktivizojnë kohë pas kohe, tash kanë ardhë me me dërgu në një seancë, por që e cila megjithatë ishte anuluar”, ka thënë për gazetën inFokus, Egzon Azemi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera