Anëtarësimi në KiE, Rohde thirrje Kurtit për “vendim të guximshëm”: Një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 11 May 2024
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një votim i dështuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, do të ishte një fatkeqësi.
Rohde ka thënë se nuk do të donte asgjë më shumë se sa ta shihte Kosovën në KiE sa më shpejt që është e mundur, por se duhet një shumicë prej dy të tretave të shteteve anëtare për ta siguruar këtë. Ai tha se kërkesa për draft-statutin e Asociacionit, që e lidhë anëtarësimin e Kosovës në KiE, s’është surprizë për kryeministrin Albin Kurti, raporton Express.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte suksesi më i madh i politikës së jashtme të Kosovës që prej një dekade.
“Ne duam një votë të sigurt, dy të tretat e shumicës. Dhe kryeministri, siç e kemi thënë publikisht unë dhe të tjerët, ka pasur biseda me liderët politikë, me presidentin Macron, me kancelarin Scholz. Ai u takua me ministrin tim të jashtëm më 26 prill dhe ne gjithmonë, të gjithë, i kemi dhënë Kosovës pritshmëri të qarta për këtë temë. Pra, nuk është një surprizë. Dhe e kemi thënë edhe publikisht, një votim i dështuar do të ishte një fatkeqësi, ka deklaruar Rohde për A2CNN.
Ambasadori gjerman ka thënë se është në dorën e Qeverisë që t’i bëjë këta hapa, meqë një votim i dështuar do të ishte e tmerrshme.
“Kështu paraqitet të jetë situata. Në politikë gjithçka është e mundur. Nëse ka zhvillime të mira, do të ketë dhe shpërblime. Nëse nuk ka asnjë zhvillim, gjithashtu do të ketë reagime, të cilat nuk do të jenë në favor të Kosovës. Mendoj se koha është gjithçka. Sa më shpejt që qeveria e Kosovës, të bëjë një vendim të guximshëm, aq më të mira janë shanset për të siguruar maxhorancën me dy të tretat dhe që të kemi një votim. Sërish, për mua, të kemi një votim të dështuar do të ishte e tmerrshme. Ne dëshirojmë që Kosova të jetë në Këshillin e Evropës sa më parë dhe kërkojmë një votim të suksesshëm.”
Ai ka bërë thirrje që Kosova të mos e humbë mundësinë, derisa ka përmendur pritjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Sepse, ju e dini, mund të flasim nga përvoja të kaluara, le të themi, kur u votua për UNESCO-n disa vite më parë. Dhe nëse i humbisni mundësitë, e dini, në vitin 2016 ka pasur mosmarrëveshje për demarkacionin. Kosova ishte në listën e shteteve anëtare për të marrë liberalizimin e vizave dhe atëherë ju e kishit këtë mosmarrëveshje me Malin e Zi për demarkacionin dhe iu deshën pesë vjet për Kosovën. Jo, jo pesë vjet. Tetë vjet për të marrë liberalizimin e vizave. Pra, nëse humbisni një mundësi, kjo nuk e përmirëson situatën tuaj.”, ka deklaruar Rohde.
Të tjera
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...
-
Këta janë babai me dy djemtë që u plago*sën në Pejë, po trajtohen në QKUK
Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë, nga të shtëna...
-
Ky është personi që po dyshohet për plago*sjen e tre personave në Pejë, i bastiset shtëpia
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen nga pozita e kryeta...
-
Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë
Sonte nuk ka qetësi në Pejë. Pas incidentit të rëndë të ndodhur çaste më parë...
-
Rivotimi në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton një vend në parlament
Pas përsëritjes së votimeve të mërkurën në shtatë qendra në zonat zgjedhore n...
-
Flet Ardian Maznikolli: S’kam gisht në plago*sjen në Pejë, gjendem në Austri
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Njëri nga të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë
Njëri nga tre të plagosurit në qytetin e Pejës është në gjendje të rëndë. ...
-
Natë plagosjesh në Pejë dhe Prizren
ë paktën pesë persona, tre në Pejë dhe dy në Gjonaj të Prizrenit, janë plagos...
-
Gërvalla diskuton me kongresistin amerikan për sigurinë e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kongresistin ...
-
PAMJE TË RËNDA! Momenti kritik kur ndodhi plag*osja e trefishtë në Pejë
Tre persona dyshohet të kenë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ar...
-
Lajmi i fundit: Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë
Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte ...