Fokus

Albin Kurti rezervohet për Isa Mustafën, e kursen nga kritikat

Autori: Halil Berisha 22:29 | 24 August 2019

Derisa për liderët tjerë dha mendime me akuza e goxha interesante, Albin Kurti, pakëz më i kujdesshëm u tregua me liderin e LDK-së, Isa Mustafën.

N’Konak, emision i gazetës inFokus, kur Kurti u pyet se çfarë mendon për Isa Mustafën, me të cilin edhe është afër një koalicion parazgjedhor, sikur u mundua ta ruaj nga kritikat.

Bile, Mustafën, Kurti e sheh si kryesor për një bashkëpunim të dëshiruar siç e quan Kurti.

-Advertisement-

“Është padyshim në krye të këtij bashkëpunimi të dëshiruar i cili po them se esenciale do ta ketë këtë fushën e ekonomisë. Besoj që brenga e tij për gjendjen ekonomike në Kosovë dhe përputhja jonë ideore për dalje nga kriza na bën të gjithëve ekonomistë të mirë e ai është edhe profesor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera