Fokus

Albin Kurti ia ndal Dullës “punën e drogës”

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 11 February 2020

Në Qeverinë Haradinaj, Avdullah Hasani, pati marrë një post goxha interesant e të çuditshëm.

I njohur si “Dulla”, u bë shef i Task Forcës Kundër Narkotikëve tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla, shkruan gazeta inFokus.

Por, tash që në krye të Qeverisë erdhi Albin Kurti, si duket Hasani nuk do ta vazhdoj këtë detyrë.

-Advertisement-

Ai, ka dhënë dorëheqje, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka lajmëruar në profilin e tij në Facebook.

“Kam dhënë DORËHEQJE nga pozita e Shefit të Task Forcës Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla. Ju falënderoj që më qëndruat pranë, më kritikuat, më këshilluat e nëpërmjet këtyre më ndihmuat”, tha Hasani.

Ndërsa, lajmëroi që angazhimi i tij do të jetë vetëm profesional./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera