Fokus

Alarmon eksperti i arsimit, humbja e orëve dëm i madh për nxënësit

Autori: Anita Krasniqi 11:04 | 21 January 2019

Menaxheri për financa në SBAShK, Ymer Ymeri, ka paralajmëriar se orët mësimore të humbura nuk do të kompensohen.

E për këtë, njohës i arsimit, Dukagjin Popovci për gazetën inFokus ka thënë se mos kompensimi i orëve të humbura mësimore do të ishte një dëm i madh për nxënësit.

“Duke marrë parasysh që gjatë vitit shkollor janë 175 orë mësimore, humbja e pesë apo dhjetë ditë të mësimit me të vërtet është një humbje e madhe për nxënësit, ka kosot të lartë  dhe është diçka që do të duhej të ndodhte”, ka thënë Popovci.

-Advertisement-

Sipas tij, nësE këto ditë që janë mësuesit në grevë nuk paguhen kjo do të ishte e drejtë.

“Nëse iu përmbahen obligimeve të veta SBASHK-u dhe po e riktheksoj nëse punonjësit paguhen për grevën që po e mbajnë për këtë periudhë aty nuk ka asnjë dilemë që do të duhej të kompensoheshin.Normalisht njerëzit gjatë grevës nuk paguhen dhe nëse në këtë situatë ndodh që qeveria t’i ndal pagesat më të vërtet punonjësit nuk kanë asnjë obligim të kompensohen orët”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera