Fokus

“Jo me 100 euro me dal në pension”, “Qeveri realizo kërkesat tona..” me këto parulla nisë protesta e SBASHK-ut drejt qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 01 May 2024

Tashmë ka nisur protesta e paralajmëruar e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Tekonolgjisë, të cilët po nisen nga bibloteka Kombëtare për të vazhduar drejt objektit të qeverisë së Kosovës.

Përmes kësaj prsoteste me një maj në ditën e punëtorit, sektori i arsimit është duke paraqitur edhe një herë tjetër kërkesat e tyre për Ministrinë e Arsimit dhe qeverinë e Kosovës.

“Qeveri realizo kërkesat tona, parandalo veprimet tjera sindikale” është parulla me të cilën ka filluar kjo protestë.

-Advertisement-

Derisa kujtojme se SBASHK-u kanë paralajmëruar edhe veprime të tjera nëse kërkesat e tyre nuk plotësohet nga institucionet.

Një ditë para protestës kjo sindikatë ka bërë publike edhe 11 kërkesat drejtuar qeverisë.

“1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,

2.Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,

3.Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,

4.Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,

5.Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për se paku 30%,

6.Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,

Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,

8.Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,

9.Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,

10.Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,

11.Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët”, janë këto kërkesat e punëtorëve të arsimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera