Fokus

Aksion i madh policisë në veri të Kosovës, bastisen disa institucione

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 20 May 2024

Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në veri të Kosovës ku ka bastisur degët e një institucioni mikrofinanciar për të cilin ka dyshime për aktivitete ilegale.

Këtë e ka konfirmuar për Infokus, zëvendëskomandanri i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se së bashku me policinë  janë edhe zyrtarë të Adiministartës Tatimore të Kosovës.

-Advertisement-

“Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat dyshohet se ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Së bashku me ne janë edhe zyrtarët nga ATK-ja”,ka thënë Elshani.

Ndërkaq burime të Gazetës Infokus bëjnë me dije se Policia ka bastisur edhe ndërtesën e Administratës së Thesarit në Mitrovicën e Veriut.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera