Fokus

Shtatë raste të dhu*ës në familje vetëm për një ditë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 01 May 2024

Për vetëm 24 orë, Policia e Kosovës ka raportuar për 7 raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Infokus.

Një rast është raportuar në Drenas, dy në Prishtinë, dhe nga një rast në Lipjan, Malishevë, Vushtrri dhe Gjakovë.

Në të gjitha këto raste viktima janë gratë ndërsa ushtruesit e dhunës janë bashkëshortët ose ish bashkëshortet e tyre.

-Advertisement-

4 prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa një rast në Vushtrri ka ndodhur të hënën ku një burrë është arrestuar pasi kishte rrahur ish bashkëshorten.

Njoftimet e policisë:

Gllogoc  30.04.2024 – 20:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Lipjan 30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehërri) është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë 30.04.2024 – 11:25. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se vazhdimisht është duke pasur dhunë psikike nga vajza e saj. E dyshuara është sjellë në polici ku ka refuzuar të deklarohet. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë 30.04.2024 – 10:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se para një muaji, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.
  • Gjakovë 30.04.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Malishevë 29.04.2024-22:00.Më datë 01.05.2024 rreth orës 00:10 nga njësia policore është hasur viktima femër e cila ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Vushtrri 30.04.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raste të tilla të dhunës në familje janë të përditshmë derisa sipas statistikave që Gazeta Infokus kishte siguruar nga Policia e Kosovës për 3 vite 45 persona janë vrarë nga familjarët. Prej tyre 20 viktima janë gra ndërsa 25 burra./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera