Lajme

Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 01 May 2024

Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë. Kështu ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitkau, i cili shtoi se një person rreth moshës 50 vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe pritet të operohet, ndërsa të tjerët pritet të kalojnë në repartet tjera.

Burime të KosvaPress thonë se të plagosurit janë disa anëtarë të familjes Hoxha dhe Menxhiqi.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit”, thotë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KosovaPress.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera