Lajme

Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 15 May 2024

Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00 është sulmuar nga qentë endacakë te Menza e Studentëve në Prishtinë.

Ajo ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është i obliguar ligjërisht ta menaxhojë çështjen e qenve endacakë dhe ta mbrojë jetën e qytetarëve.

“Sot rreth ores 18:00 te menza e studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacak. Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve z. Perparim Rama ? Z.Rama ligjerisht je i obliguar ta menaxhosh çeshtjen dhe ta mbrosh jeten e qytetareve. Qentë direkt kanë sulmuar, kjo eshte e rrezikshme sidomos per femijet. Kafshimi i qenit ka depertuar neper lekure te çizmes. Kjo gjendje eshte e pa pranueshme, me rrezikun qe na kanoset.”

-Advertisement-

Ajo ka thënë se brenda kësaj periudhe “qentë e paskan sulmuar një grua te Termokosi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera