Lajme

Ademi në Athinë, takohet me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 29 May 2024

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Athinë të Greqisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet se ka pozuar pranë kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokçe, dhe trajnerit të njohur turk, Ergin Ataman, njofton Klankosova.tv.

“Kënaqësi takimi dhe ndeja me trajnerin e njohur turk, Ergin Ataman, i cili e udhëhoqi Panathinaikosin drejt titullit të kampionit në EuroLeaguen e basketbollit si dhe me kuzhinierin e famshëm Nusret Gokçe, i njohur në tërë botën për rrjetin e restoranteve të tij zinxhirë Nusr-Et”, ka shkruar Ademi.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy