Lajme

Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 15 May 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje LDK-së dhe AAK-së për të diskutuar për shpërndarjen e Kuvendit si hap drejt krijimit të një qeverie të re.

Krasniqi ka deklaruar se do të shqyrtojnë mundësinë e këtij procesi në javën e ardhshme.

“Pajtohem me Hardinajn [kreun e AAK-së] që Qeveria e Kurtit është e keqja edhe gabimet e dështimet e vendit, dhe kjo është arsyeja se pse dua ta shkurtojë më shpejt për me kriju një qeveri të re që mos me qenë kryeministër Kurti por Bedri Hamza. Nëse ky është qëllimi ynë i përbashkët veç një rrugë na ka mbet për me realizu shpejt është shpërndarja e Kuvendit, dhe për këtë arsye po i ftoj kolegët e mi nga LDK e AAK që ta bëjmë këtë punë bashkërisht. Kushdo le ta bën mocionin po dalim dhe po e qojmë dorën… Do ta shqyrtoj për javën e ardhshme, nëse ka dështim e s’ka vota që e mundojnë një gjë të tillë ajo i bie të bësh pak show, e nuk jam për këtë jam për me i shfrytëzu zgjedhjet si mjet që arrin qëllimin e ndryshimit të qeverisë dhe që e sjellin Bedri Hamzën si kryeministër”, ka deklaruar Krasniqi në RTVDukagjini.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera