Maqedonci: Kërcënimi nga Serbia është i vazhdueshëm, kemi rritur kapacitetet e ushtrisë
Autori: Gazeta inFokus
07:36 | 29 May 2024
Ministri i Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci tha se edhe pse nuk mendohet se lufta do të nisë nesër, sërish indikacionet politike të bëjnë të mendosh se gjërat do të arrijnë në atë pikë.
Ai e cilësoi si shqetësuese faktin se politikisht Serbia vazhdon të ketë një qasje agresive ndaj Kosovës, ndërsa ushtarakisht ajo po rrit kapacitetet, gjë që sipas Maqedoncit është shqetësuese për të gjithë rajonin.
“Nuk është se lufta do të fillojë nesër. Por indikacionet politike nuk japin zgjidhje tjetër nëse vazhdohet me këto formate politike. Mandati i KFOR-it është ruajtja e kufirit, por krahas kësaj ne po zhvillojmë ushtrinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet dhe me të gjitha trajnimet e nevojshme dhe po përpiqemi për të qenë të gatshëm gjithmonë për të mbrojtur territorin e vendit tonë, pa cënuar territorin e asnjë vendi përreth dhe këtë do e bëjmë me çdo mjet e çdo kusht nëse paraqitet nevoja. Synim duhet të jetë paqja, stabiliteti dhe integrimi në NATO. Shqetësues mbetet fakti që Serbia politikisht ka qasje negative në raport me republikën e Kosovës dhe ushtarakisht të rrisë kapacitetin e saj. Kjo krijon pasiguri jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin”,-tha Maqedonci për Euronews albania.
Mqedonci, është shprehur se Kosova ka kërcënime të vazhdueshme nga ana e Serbisë.
Ai tha gjithashtu se janë 48 baza të Serbisë që ndodhen shumë pranë kufirit me Kosovën dhe përbëjnë kërcënim jo vetëm për vendin, por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Për disa vite kemi një militarizim të Serbisë, si në aspektin e furnizimit me sisteme të armatimit, në tentativën për të rritur numrin e personelit ushtarak, edhe në plotësimin e njësive të saj. Për disa vite ne jemi dëshmitarë që Serbia mban tre nga katër brigadat e saj në jug të territorit të saj, jo shumë larg kufirit me Kosovën.
Gjithashtu mban 48 baza ushtarake, 20 prej tyre të xhandarmërisë dhe 28 ushtarake, me distancë 300 metra deri në 5 kilometra nga vija kufijtare me Republikën e Kosovës. Këto normalisht paraqesin kërcënim, janë një vegël presioni ndaj Kosovës, por edhe paqes e stabilitetit në rajon”, tha Maqedonci.

T� tjera
-
Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen më 2027, më i larti në histori
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se buxheti për mbrojtjen e Rep...
-
Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ndal edhe tek Kosova, gjatë një diskut...
-
Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, këto janë dy kërkesat e tyre
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 n...
-
Çmimi i naftës bie edhe më tej në bursat ndërkombëtare, në Kosovë lirimi po reflektohet ngadalë
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare të mar...
-
Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju
Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për idenë e bashkëp...
-
Sveçla: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues
Gëzim Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se ka shpenzua...
-
Fatmir Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas 16 shtatorit!
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar në Prizren një takim me struktu...
-
AGK mirëpret aktakuzën e re për sul*met ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër...
-
Çekaj kundërshton paralajmërimin e Ramosajt për shtrenjtimin faturës së mbeturinave: Dështimet tuaja nuk është e drejtë të i’a faturoni qytetarëve
Anëtari i Kuvendit komunal të Deçanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ndriç...
-
Kurti ndan pjesë nga intervista në Radio France Internationale: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për intervistën e dhënë për Ra...
-
Evropa dhe SHBA dakordohen t’i rishikojnë marrëveshjet e sigurisë për të mos u përshkallëzuar konfliktet
Përfaqësuesit evropianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ...
-
Parandalohet futja e një thi*ke në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një t...






























